-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Hechos 15:2|
Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.
-
3
|Hechos 15:3|
Ata, pra, si u përcollën nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellë gëzim të madh mbarë vëllezërve.
-
4
|Hechos 15:4|
Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë dhe treguan për gjërat e mëdha që Perëndia kishte bërë me anën e tyre.
-
5
|Hechos 15:5|
Por u ngritën disa nga sekti i farisenjve, që kishin besuar dhe thanë: "Duhen rrethprerë johebrenjtë dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut'.
-
6
|Hechos 15:6|
Atëherë apostujt dhe pleqtë u mblodhën për ta shqyrtuar këtë problem.
-
7
|Hechos 15:7|
Dhe duke qenë se lindi një diskutim i madh, Pjetri u çua në këmbë dhe u tha atyre: "Vëllezër, ju e dini se që në kohët e para Perëndia midis nesh më zgjodhi mua, që me anë të gojës sime johebrenjtë të dëgjojnë fjalën e ungjillit dhe të besojnë.
-
8
|Hechos 15:8|
Perëndia, që i njeh zemrat, u ka dhënë atyre dëshmi, duke u dhënë Frymën e Shenjtë, sikurse edhe neve;
-
9
|Hechos 15:9|
dhe ai nuk bëri asnjë dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anë të besimit.
-
10
|Hechos 15:10|
Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?
-
11
|Hechos 15:11|
Po ne besojmë se do të shpëtohemi me anë të hirit të Zotit Jezu Krishtit, dhe në të njëjtën mënyrë edhe ata'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16