-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
42
|Hechos 13:42|
Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t´u flisnin përsëri për këto gjëra.
-
43
|Hechos 13:43|
Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
-
44
|Hechos 13:44|
Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
-
45
|Hechos 13:45|
Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.
-
46
|Hechos 13:46|
Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: "Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t´ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.
-
47
|Hechos 13:47|
Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: "Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut"'.
-
48
|Hechos 13:48|
Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.
-
49
|Hechos 13:49|
Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
-
50
|Hechos 13:50|
Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
-
51
|Hechos 13:51|
Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16