-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Hechos 27:19|
Ditën e tretë, hodhën me duart e tyre, pajisjet e anijes në det.
-
20
|Hechos 27:20|
Dhe, duke qenë se prej shumë ditësh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po tërbohej, humbi tashmë çdo shpresë shpëtimi.
-
21
|Hechos 27:21|
Edhe, mbasi kishin mbetur shumë kohë pa ushqim, Pali u çua në mes të tyre dhe tha: "O burra, po të më kishit dëgjuar dhe të mos ishit nisur nga Kreta, do t´i ishim shmangur këtij rreziku dhe kësaj humbjeje.
-
22
|Hechos 27:22|
Dhe tani ju këshilloj të mos e humbni torruan sepse asnjë shpirt nga ne nuk do të humbasë, përveç anijes.
-
23
|Hechos 27:23|
Sepse këtë natë m´u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej,
-
24
|Hechos 27:24|
duke thënë: "Pal, mos druaj, ti duhet të dalësh para Cezarit; dhe ja, Perëndia ty t´i ka dhënë të gjithë ata që lundrojnë me ty".
-
25
|Hechos 27:25|
Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m´u tha.
-
26
|Hechos 27:26|
Edhe duhet të ngecim në një ishull'.
-
27
|Hechos 27:27|
Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke.
-
28
|Hechos 27:28|
Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13