- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Hechos 26:31|
									Mbasi u hoqën mënjanë, folën me njëri-tjetrin dhe thanë: "Ky njeri nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen ose burgun'.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Hechos 26:32|
									Atëherë Agripa i tha Festit: "Ky njeri mund të ishte liruar, po të mos i ishte apeluar Cezarit'.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 27:1|
									Kur u vendos që ne të lundrojmë për në Itali, Pali dhe disa të burgosur të tjerë iu dorëzuan një centurioni me emër Jul, i kohortës Augusta.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 27:2|
									Hipëm në një anije të Adramitit, që duhej të kalonte nga portet e brigjeve të Azisë, dhe lundronim duke pasur me vete Aristarkun, një maqedonas nga Thesaloniki.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 27:3|
									Të nesërmen arritëm në Sidon; dhe Juli, duke u treguar njerëzor me Palin, i dha leje të shkojë te miqtë e vet dhe që të kujdesen për të.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 27:4|
									Pastaj, si u nisëm prej andej, lundruam të mbrojtur nga Qipro, sepse erërat ishin të kundërta.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 27:5|
									Si e kaptuam detin e Kilikisë dhe të Panfilisë, arritëm në Mirë të Likisë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 27:6|
									Centurioni gjeti atje një anije të Aleksandrisë, që do të shkonte për në Itali, dhe na futi në të.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 27:7|
									Duke lundruar ngadalë për shumë ditë, arritëm me vështirësi deri përballë Knidit, sepse nuk na linte era; pastaj filluam të lundrojmë të mbrojtur nga Kreta nga ana e Salmonit.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 27:8|
									Dhe duke lundruar me shumë vështirësi përbri brigjeve të saj, arritëm në një vend që quhet Limanet e Bukur, pranë të cilit ishte qyteti Lasea.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18