-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 26:1|
Atëherë Agripa i tha Palit: "Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!'. Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij:
-
2
|Hechos 26:2|
'O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar Judenjtë,
-
3
|Hechos 26:3|
veçanërisht sepse ti i njeh të gjitha zakonet dhe çështjet që janë midis Judenjve; prandaj të lutem të më dëgjosh me durim.
-
4
|Hechos 26:4|
Se cila ka qenë mënyra ime e të jetuarit që nga rinia, të cilën e kalova tërësisht në Jeruzalem në mes të popullit tim, të gjithë Judenjtë e dinë.
-
5
|Hechos 26:5|
Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë.
-
6
|Hechos 26:6|
Dhe tani ndodhem para qjyqit për shpresën e premtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë,
-
7
|Hechos 26:7|
premtim të cilin dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë me zell ditë e natë Perëndisë, shpresojnë ta fitojnë; për këtë shpresë, o mbret Agripa, unë jam akuzuar nga Judenjtë.
-
8
|Hechos 26:8|
Përse vallë mendoni se është e pabesueshme që Perëndia t´i ringjallë të vdekurit?
-
9
|Hechos 26:9|
Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.
-
10
|Hechos 26:10|
Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7