-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Hechos 25:18|
Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën kundër tij asnjë akuzë për gjërat që unë dyshoja.
-
19
|Hechos 25:19|
Por kishin vetëm disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi, që ka vdekur, dhe për të cilin Pali thoshte se është i gjallë.
-
20
|Hechos 25:20|
Dhe duke qenë se unë mbeta ndërdyshas përpara një konflikt i të këtij lloji, e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe të gjykohej atje lidhur me këto gjëra.
-
21
|Hechos 25:21|
Por, mbasi Pali u apelua tek Augusti për të marrë gjykimin e tij, dhashë urdhër që ta ruanin derisa të mundem ta dërgoj te Cezari'.
-
22
|Hechos 25:22|
Agripa i tha Festit: "Do të doja edhe unë ta dëgjoja këtë njeri'. Dhe ai u përgjigj: "Do ta dëgjosh nesër'.
-
23
|Hechos 25:23|
Kështu të nesërmen Agripa dhe Berenike erdhën me shumë madhështi dhe, mbasi hynë në auditor me tribunët dhe me parinë e qytetit, me urdhër të Festit, e sollën Palin aty.
-
24
|Hechos 25:24|
Atëherë Festi tha: "O mbret Agripa, dhe ju të gjithë që jeni të pranishëm këtu me ne, ju po shihni atë kundër të cilit gjithë turma e Judenjve m´u drejtua mua në Jeruzalem dhe këtu, duke thirrur se nuk është më i denjë të jetojë.
-
25
|Hechos 25:25|
Por unë, duke parë se s´ka bërë asnjë gjë që të meritojë vdekjen, dhe duke qenë se ai vetë i është apeluar Augustit, vendosa ta dërgoj.
-
26
|Hechos 25:26|
Dhe duke qenë se s´kam asgjë konkrete që t´i shkruaj perandorit për të, e solla këtu para jush, dhe kryesisht para teje, o mbret Agripa, që pas kësaj seance të kem diçka për të shkruar.
-
27
|Hechos 25:27|
Sepse më duket e paarsyeshme të dërgosh një të burgosur pa treguar akuzat kundër tij'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7