-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Hechos 24:25|
Dhe, duke qenë se Pali fliste për drejtësi, për vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm, Feliksi, shumë i trembur, u përgjigj: "Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin'.
-
26
|Hechos 24:26|
Njëkohësisht ai shpresonte se Pali do t´i jepte para që ta lironte; dhe prandaj e thërriste shpesh dhe bisedonte me të.
-
27
|Hechos 24:27|
Por pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t´ua bëjë qejfin Judenjve, e la Palin në burg.
-
1
|Hechos 25:1|
Kur Festi arriti në krahinë, mbas tri ditësh u ngjit nga Cezarea në Jeruzalem.
-
2
|Hechos 25:2|
Kryeprifti dhe krerët e Judenjve i paraqitën akuzat kundër Palit dhe i luteshin,
-
3
|Hechos 25:3|
duke kërkuar t´u bënte favorin që Palin ta binin në Jeruzalem; kështu ata do ta vrisnin në një pritë rrugës.
-
4
|Hechos 25:4|
Por Festi u përgjigj që Pali ruhej në Cezare dhe që ai vetë do të shkonte aty shpejt.
-
5
|Hechos 25:5|
'Prandaj njerëzit me influencë midis jush', tha ai, "le të zbresin me mua; dhe, në qoftë se ka ndonjë faj te ky njeri, le ta akuzojnë'.
-
6
|Hechos 25:6|
Si qëndroi midis tyre jo më shumë se tetë a dhjetë ditë, Festi zbriti në Cezare; të nesërmen zuri vend në gjykatë dhe urdhëroi që të sillnin Palin.
-
7
|Hechos 25:7|
Kur erdhi ai, Judenjtë që kishin zbritur nga Jeruzalemi e rrethuan, dhe drejtuan kundër Palit shumë akuza të rënda, të cilat nuk mund t´i vërtetonin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13