-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|Hechos 23:30|
Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!'.
-
31
|Hechos 23:31|
Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.
-
32
|Hechos 23:32|
Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.
-
33
|Hechos 23:33|
Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.
-
34
|Hechos 23:34|
Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç´krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,
-
35
|Hechos 23:35|
i tha: "Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu'. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.
-
1
|Hechos 24:1|
Por pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Anania bashkë me pleqtë dhe me një gojtar, një farë Tertuli; ata dolën përpara qeveritarit për të akuzuar Palin.
-
2
|Hechos 24:2|
Kur u thirr Pali, Tertuli filloi ta akuzojë duke thënë:
-
3
|Hechos 24:3|
'Fort i shkëlqyeri Feliks, ne e pranojmë në gjithçka e për gjithçka dhe me mirënjohje të thellë se paqja të cilën gëzojmë dhe reformat dobiprurëse që janë zbatuar për këtë komb janë vepër e masave të tua largpamëse.
-
4
|Hechos 24:4|
Por, për të mos të shqetësuar më gjatë, të lutem me mirësinë tënde, të na dëgjosh shkurtimisht.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13