-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Hechos 23:20|
Ai tha: "Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.
-
21
|Hechos 23:21|
Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani janë gati dhe presin që ti t´ua lejosh atyre'.
-
22
|Hechos 23:22|
Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.
-
23
|Hechos 23:23|
Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: "Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare'.
-
24
|Hechos 23:24|
Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.
-
25
|Hechos 23:25|
Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:
-
26
|Hechos 23:26|
'Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.
-
27
|Hechos 23:27|
Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.
-
28
|Hechos 23:28|
Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.
-
29
|Hechos 23:29|
Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13