-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Hechos 22:20|
kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin.
-
21
|Hechos 22:21|
Por ai më tha: "Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve"'.
-
22
|Hechos 22:22|
Ata e dëgjuan deri në këtë pikë; pastaj ngritën zërin duke thënë: "Hiqe nga bota një njeri të tillë, sepse nuk është i denjë të rrojë!'.
-
23
|Hechos 22:23|
Duke qenë se ata bërtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin në erë,
-
24
|Hechos 22:24|
kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.
-
25
|Hechos 22:25|
Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: "A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?'.
-
26
|Hechos 22:26|
Kur e dëgjoi, centurioni shkoi e i tregoi kryemijësit duke thënë: "Çfarë do të bësh? Ky njeri është një qytetar romak!'.
-
27
|Hechos 22:27|
Atëherë kryemijësi shkoi te Pali dhe e pyeti: "Më thuaj, a je një qytetar romak?'. Ai tha: "Po, jam!'.
-
28
|Hechos 22:28|
Kryemijësi u përgjigj: "Unë e kam fituar këtë qytetëri me një shumë të madhe'. Pali tha: "Kurse unë e kam qysh prej lindjes!'.
-
29
|Hechos 22:29|
Menjëherë ata që duhet ta merrnin në pyetje u larguan prej tij; dhe vetë kryemijësi, kur mori vesh se ai ishte qytetar romak, pati frikë që e kishte lidhur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13