-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Hechos 23:10|
Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.
-
11
|Hechos 23:11|
Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: "Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë'.
-
12
|Hechos 23:12|
Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.
-
13
|Hechos 23:13|
Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.
-
14
|Hechos 23:14|
Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: "Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.
-
15
|Hechos 23:15|
Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t´jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim'.
-
16
|Hechos 23:16|
Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.
-
17
|Hechos 23:17|
Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: "Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t´i thënë'.
-
18
|Hechos 23:18|
Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: "Pali, i burgosuri, më thirri dhe m´u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë'.
-
19
|Hechos 23:19|
Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: "Çfarë ke për të më thënë?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13