-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|Hechos 22:30|
Të nesërmen, duke dashur të marrë vesh me saktësi përse ishte akuzuar nga Judenjtë, e zgjidhi nga prangat dhe urdhëroi krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrin të vinin. Pastaj, si e sollën poshtë Palin, e nxori përpara tyre.
-
1
|Hechos 23:1|
Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: "Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë'.
-
2
|Hechos 23:2|
Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.
-
3
|Hechos 23:3|
Atëherë Pali i tha: "Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin'.
-
4
|Hechos 23:4|
Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: "E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?'.
-
5
|Hechos 23:5|
Pali u përgjigj: "Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"'.
-
6
|Hechos 23:6|
Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: "Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem'.
-
7
|Hechos 23:7|
Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;
-
8
|Hechos 23:8|
sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.
-
9
|Hechos 23:9|
Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: "Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13