- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 36:11|
									Do të shumoj mbi ju njerëzit dhe kafshët; do të shumohen dhe do të jenë pjellorë. Do të bëj që të banoheni si në kohrat e kaluara, dhe do t´ju bëj më tepër të mira se sa në fillimet tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 36:12|
									Po, do të bëj të ecin mbi ju njerëz, popullin tim të Izraelit; ata do t´ju zotërojnë dhe ju do të jeni trashëgimia e tyre dhe nuk do t´u hiqni më bijtë e tyre".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 36:13|
									Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju thonë: "Je një vend që ka gëlltitur njerëz dhe që ke privuar kombin tënd nga bijtë",									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 36:14|
									prandaj nuk do të gëlltitësh më njerëz dhe nuk do ta privosh kombin tënd nga bijtë", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 36:15|
									"Do ta bëj që të mos dëgjosh më talljet e kombeve dhe ti nuk do të mbash më turpin e popujve dhe nuk do ta bësh kombin tënd të rrëzohet", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 36:16|
									Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 36:17|
									"Bir njeriu, kur ata të shtëpisë së Izraelit banonin në vendin e tyre, e ndotnin me sjelljen e tyre dhe me veprimet e tyre; sjellja e tyre para meje ishte si papastërtia e gruas gjatë ciklit të saj muajor.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 36:18|
									Prandaj hodha mbi ta zemërimin tim për gjakun që kishin derdhur mbi vendin dhe për idhujt me të cilët e kishin ndotur.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 36:19|
									Kështu i shpërndava ndër kombet dhe shkuan në të gjitha drejtimet nëpër tërë vendet; i gjykova sipas sjelljes së tyre dhe veprimeve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 36:20|
									Me të arritur te kombet ku kishin shkuar, e përdhosën emrin tim të shënjtë, sepse për ata thuhej: "Këta janë populli i Zotit, por megjithatë u është dashur të dalin nga vendi i tij".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18