- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Ezequiel 36:21|
									Kështu pata kujdes për emrin tim të shenjtë që shtëpia e Izraelit kishte përdhosur midis kombeve ku kishte shkuar.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Ezequiel 36:22|
									Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë veproj kështu jo për shkakun tuaj, o shtëpi e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Ezequiel 36:23|
									Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madh, të përdhosur midis kombeve, që ju e keni përdhosur në mes të tyre. Kombet do të pranojnë që unë jam Zoti", thotë Zoti, Zoti, "kur të shenjtërohem tek ju, para syve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Ezequiel 36:24|
									Do t´ju marr nga kombet, do t´ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t´ju çoj përsëri në vendin tuaj.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Ezequiel 36:25|
									Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t´ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Ezequiel 36:26|
									Do t´ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t´ju jap zemër prej mishi.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Ezequiel 36:27|
									Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Ezequiel 36:28|
									Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Ezequiel 36:29|
									Do t´ju çliroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja; do të thërres grurin, do të bëj që të ketë me bollëk dhe nuk do dërgoj më urinë kundër jush.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Ezequiel 36:30|
									Do të shumoj frytin e drurëve dhe prodhimin e arave, me qëllim që të mos pësoni më turpin e urisë midis kombeve.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18