- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 37:11|
									Pastaj më tha: "Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: "Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 37:12|
									Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t´ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t´ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 37:13|
									Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t´ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 37:14|
									Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t´ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë", thotë Zoti.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 37:15|
									Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 37:16|
									"Ti, bir njeriu, merr një copë dru dhe mbi të shkruaj: "Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, shokë të tij". Pastaj merr një copë tjetër dru dhe shkruaj mbi të: "Për Jozefin, bastun i Efraimit dhe i tërë shtëpisë së Izraelit, shokë të tij".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 37:17|
									Afroi pastaj njeri te tjetri në një dru të vetëm, me qëllim që të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 37:18|
									Kur bijtë e popullit tënd do të të flasin, duke thënë: "A do të na shpjegosh ç´kuptim kanë këto gjëra për ty?",									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 37:19|
									ti do t´u thuash atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr drurin e Jozefit, që është në dorë të Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë shokë të tij, dhe do t´i bashkoj me këtë, domethënë  me drurin e Judës, për ta bërë një dru të  vetëm; kështu ata do të bëhen një gjë e vetme në dorën time.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 37:20|
									Mbaj në dorën tënde para syve të tyre drurët mbi të cilët ke shkruar,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15