- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Ezequiel 37:21|
									dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr bijtë e Izraelit nga kombet ndër të cilët kanë vajtuar, do t´i mbledh nga çdo anë dhe do t´i çoj përsëri në vendin e tyre,									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Ezequiel 37:22|
									dhe do të bëj një komb të vetëm prej tyre në vend, në malet e Izraelit; një mbret i vetëm do të mbretërojë mbi të gjithë ata; nuk do të jenë më dy kombe, as do të ndahen më në dy mbretëri.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Ezequiel 37:23|
									Nuk do të ndoten më me idhujt e tyre, me veprimet e tyre të neveritshme dhe me gjithë shkeljet e tyre; do t´i çliroj nga të gjitha vendet ku kanë banuar dhe ku kanë kryer mëkate, dhe do t´i pastroj;  kështu do të jenë populli im dhe unë do të  jem Perëndia i tyre.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Ezequiel 37:24|
									Shërbëtori im David do të jetë mbret mbi ta dhe do të ketë një bari të vetëm për të gjithë; ata do të ecin sipas dekreteve të mia, do të respektojnë statutet e mia dhe do t´i zbatojnë në praktikë.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Ezequiel 37:25|
									Dhe do të banojnë në vendin që i dhashë shërbëtorit tim Jakob, atje ku banuan etërit tuaj. Do të banojnë aty ata, bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre për jetë dhe shërbëtori im David do të jetë princi i tyre përjetë.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Ezequiel 37:26|
									Do të lidh me ta një besëlidhje paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t´i bëj të qëndrueshëm, do t´i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Ezequiel 37:27|
									Banesa ime do të jetë pranë tyre; po, po unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Ezequiel 37:28|
									Edhe kombet do të pranojnë që unë, Zoti, e shenjtëroj Izraelin, kur shenjtërorja ime të jetë në mes tyre përjetë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15