- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 43:11|
									dhe, në se kanë turp për të gjitha ato që kanë bërë, ti u bëj të njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjithë modelin e tij dhe të gjithë statutet e  tij, gjithë format e tij dhe të gjitha ligjet  e tij; vëri të shkruara para syve të tyre me qëllim që të shikojnë tërë modelin e tij, tërë statutet e tij dhe t´i zbatojnë në praktikë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 43:12|
									Ky është ligji i tempullit. Gjithë territori që është rreth majës së malit do të jetë shumë i shenjtë. Ja, ky është ligji i tempullit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 43:13|
									Këto janë përmasat e altarit në kubitë (kubiti është një kubit plus një pëllëmbë): baza ka një kubit lartësi dhe një kubit largësi, me një buzë prej një pëllëmbë në gjithë gjatësinë. Kjo është lartësia e altarit;									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 43:14|
									nga baza në tokë deri në platformën e poshtme ka dy kubitë; platforma është një kubit e gjërë; nga plaftorma më e vogël deri në platformën më të madhe ka katër kubitë; platforma është një kubit e gjërë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 43:15|
									Vatra e altarit është katër kubitë e lartë, dhe nga vatra e altarit ngrihen katër brirë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 43:16|
									Vatra e altarit është e gjatë dymbëdhjetë kubitë dhe e gjërë dymbëdhjetë kubitë, domethënë një katror i përsosur.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 43:17|
									Platforma e sipërme në të katër anët e saj është e gjatë katërmbëdhjetë kubitë dhe po aq e gjërë, me një buzë rreth e qark prej gjysmë kubiti; shkallaret e veta shikojnë nga lindja".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 43:18|
									Pastaj më tha: "Bir njeriu, kështu thotë Zoti, Zoti: Këto janë statutet për altarin kur të ndërtohet për të ofruar olokaustet dhe për ta spërkatur sipër me gjak.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 43:19|
									Priftërinjtë levitikë që vjnë nga fisi i Tsadokut, të cilët më afrohen për të më shërbyer", thotë Zoti, Zoti, "ti do t´u japësh një dem të ri për flijimin e mëkatit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 43:20|
									Do të marrësh pak gjak prej tij dhe do ta vësh mbi katër brirët e altarit, mbi katër qoshet e platformës dhe rreth e qark buzës; kështu do ta pastrosh dhe do të kryesh shlyerjen për të.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18