-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Ezequiel 43:21|
Pastaj do të marrësh demin e ri të flijimit të mëkatit dhe do ta djegësh në një vend të caktuar të tempullit, jashtë shenjtërores.
-
22
|Ezequiel 43:22|
Ditën e dytë do të ofrosh si flijim për mëkatin një cjap pa të meta dhe me të do të pastrohet altari siç u pastrua me demin e ri.
-
23
|Ezequiel 43:23|
Me të përfunduar pastrimin e tij, do të ofrosh një dem të ri pa të meta dhe një dash të kopesë pa të meta.
-
24
|Ezequiel 43:24|
Do t´i paraqesësh përpara Zotit, dhe priftërinjtë do të hedhin mbi ta kripë dhe do t´ia ofrojnë si olokaust Zotit.
-
25
|Ezequiel 43:25|
Shtatë ditë do të ofrosh një cjap si flijim për mëkatin; do të ofrosh gjithashtu një dem të ri dhe një dash të kopesë, të dy pa të meta.
-
26
|Ezequiel 43:26|
Shtatë ditë do të bëhet shlyerja për altarin, do të pastrohet dhe do të shenjtërohet.
-
27
|Ezequiel 43:27|
Me të mbaruar këto ditë, nga dita e tetë e tutje priftërinjtë do të ofrojnë mbi altar olokaustet tuaja dhe flijimet tuaja të falenderimit, dhe unë do t´ju pëlqej", thotë Zoti, Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16