- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 48:1|
									Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 48:2|
									Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 48:3|
									Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 48:4|
									Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 48:5|
									Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 48:6|
									Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 48:7|
									Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 48:8|
									Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor  deri në kufirin perëndimor; në mes të saj  do të jetë shenjtërorja.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 48:9|
									Pjesa që do t´i ofroni si dhuratë Zotit do të ketë një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 48:10|
									Kjo pjesë e shenjtë do t´u përkasë priftërinjve; njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi në veri, dhjetëmijë gjerësi në perëndim, dhjetëmijë gjerësi në lindje dhe njëzet e pesëmijë gjatësi në jug; në mes të saj do të jetë shenjtërorja e Zotit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15