-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Ezequiel 48:21|
Kusuri do të jetë i princit; nga njëra anë dhe nga ana tjetër e pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë dhe të zotërimit të qytetit, ballë njëzet e pesëmijë kubitëve të pjesës së ofruar si dhuratë deri në kufirin lindor, dhe në perëndim ballë njëzet e pesëmijë kubitëve në drejtim të kufirit perëndimor përbri pjesëve të fiseve; kjo do të jetë e princit; pjesa e shenjtë e ofruar si dhuratë dhe shenjtërorja do të jenë në mes.
-
22
|Ezequiel 48:22|
Kështu, duke përjashtuar zotërimin e Levitëve dhe zotërimin e qytetit që gjenden në mes të asaj që i përket princit, sipërfaqja midis kufirit të Judës dhe kufirit të Beniaminit do t´i përkasë princit.
-
23
|Ezequiel 48:23|
Për kusurin e fiseve, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Beniaminin.
-
24
|Ezequiel 48:24|
Në kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Simeonin.
-
25
|Ezequiel 48:25|
Në kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Isakarin.
-
26
|Ezequiel 48:26|
Në kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Zabulonin.
-
27
|Ezequiel 48:27|
Në kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Gadin.
-
28
|Ezequiel 48:28|
Në kufirin e Gadit, nga ana jugore në drejtim të jugut, kufiri do të shkojë nga Tamari në ujërat e Meribahut afër Kadeshit, dhe pastaj gjatë Detit të Madh.
-
29
|Ezequiel 48:29|
Ky është vendi që do t´u ndani me short në trashëgimi fiseve të Izraelit, dhe këto janë pjesët", thotë Zoti, Zoti.
-
30
|Ezequiel 48:30|
"Këto janë daljet e qytetit: nga ana veriore do të maten katërmijë e pesëqind kubitë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4