-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Ezequiel 10:22|
Sa për pamjen e fytyrave të tyre, ishin po ato fytyra që kisha parë pranë lumit Kebar; ishin po ato shëmbëlltyra dhe po ata kerubinë. Secili shkonte drejt para tij.
-
1
|Ezequiel 11:1|
Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në portën lindore të shtëpisë të Zotit që shikon nga lindja; dhe ja, në hyrje të portës kishte njëzet e pesë burra, ndër të cilët pashë Jaazaniahun, birin e Azurit,
-
2
|Ezequiel 11:2|
Ai më tha: "Bir njeriu, këta janë ata njerëz që kurdisin të keqen dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.
-
3
|Ezequiel 11:3|
Ata thonë: "Koha nuk është e afërt. Të ndërtojmë shtëpi! Ky qytet është kusia dhe ne jemi mishi".
-
4
|Ezequiel 11:4|
Prandaj profetizo kundër tyre, profetizo, bir njeriu".
-
5
|Ezequiel 11:5|
Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe më tha: "Thuaj: Kështu thotë Zoti: Ju thoni kështu, o shtëpi e Izraelit, dhe unë i njoh gjërat që ju shkojnë në mend.
-
6
|Ezequiel 11:6|
Ju i keni shumuar ata që keni goditur për vdekje në këtë qytet dhe keni mbushur me të vdekur rrugët e tij".
-
7
|Ezequiel 11:7|
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ata që keni vrarë dhe që i keni bërë tog në mes të saj janë mishi dhe ky qytet është kusia, por unë do t´ju nxjerr nga mesi i tij.
-
8
|Ezequiel 11:8|
Ju keni frikë nga shpata dhe unë do të sjell mbi ju shpatën", thotë Zoti, Zoti.
-
9
|Ezequiel 11:9|
"Unë do t´ju nxjerr nga mesi i tij, do t´ju jap në dorë të të huajve dhe do të zbatoj mbi ju vendimet e mia.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7