-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Ezequiel 11:10|
Ju do të bini nga shpata, do t´ju gjykoj në kufijtë e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
-
11
|Ezequiel 11:11|
Ky qytet nuk do të jetë më për ju një kusi dhe ju nuk do të jeni për të mishi; unë do t´ju gjykoj në kufijtë e Izraelit.
-
12
|Ezequiel 11:12|
Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".
-
13
|Ezequiel 11:13|
Ndodhi që, ndërsa unë profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atëherë rashë me fytyrë për tokë dhe bërtita me të madhe, duke thënë: "Ah, Zot, Zot, dëshiron ta shkatërrosh krejt mbetjen e Izraelit?".
-
14
|Ezequiel 11:14|
Atëherë fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
15
|Ezequiel 11:15|
"Bir njeriu, vëllezërit e tu, vetë të afërmit e tu, ata që janë çliruar bashkë me ty dhe tërë shtëpia e Izraelit janë ata të cilëve banorët e Jeuzalemit u kanë thënë: "Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na është dhënë si trashëgimi".
-
16
|Ezequiel 11:16|
Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Megjithatë unë i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpërndarë në vende të huaja, unë do të jem për ta për pak kohë një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.
-
17
|Ezequiel 11:17|
Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Do t´ju mbledh ndër popuj, do t´ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t´ju jap tokën e Izraelit.
-
18
|Ezequiel 11:18|
Ata do të kthehen dhe do të heqin tërë gjërat e tij të urrejtshme dhe tërë gjërat e neveritshme të tij.
-
19
|Ezequiel 11:19|
Dhe unë do t´ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t´u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t´u jap një zemër prej mishi,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7