-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Ezequiel 12:15|
Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti kur do ti kem shpërndarë midis kombeve dhe vendeve të ndryshme.
-
16
|Ezequiel 12:16|
Por do të fal një numër të vogël nga shpata, nga uria dhe murtaja, me qëllim që të tregojnë të gjitha veprimet e tyre të neveritshme midis kombeve ku do të shkojnë; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
-
17
|Ezequiel 12:17|
Fjala e Zotit m´u drejtua akoma, duke thënë:
-
18
|Ezequiel 12:18|
"Bir njeriu, ha bukën tënde me drithtimë dhe pije ujin tënd me shqetësim dhe me ankth.
-
19
|Ezequiel 12:19|
Do t´i thuash pastaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti, Zoti, banorëve të Jeruzalemit në tokën e Izraelit: Do të hanë bukën e tyre në pikëllim dhe do ta pinë ujin e tyre në tmerr, sepse vendi i tyre do të zhvishet nga gjithë ato që ka për shkak të ligësisë të mbarë njerëzve që banojnë aty.
-
20
|Ezequiel 12:20|
Qytetet e banuara do të shkatërrohen dhe vendi do të shkretohet; kështu do të pranoni që unë jam Zoti".
-
21
|Ezequiel 12:21|
Fjala e Zotit mu drejtua përsëri duke, duke thënë:
-
22
|Ezequiel 12:22|
"Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet"?
-
23
|Ezequiel 12:23|
Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë do të bëj të pushojë kjo e thënë dhe të mos e përmendin më në Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditët dhe realizimi i fjalës së çdo vegimi,
-
24
|Ezequiel 12:24|
sepse nuk do të ketë më asnjë vegim të rremë as shortari të gënjeshtërt në mes të shtëpisë së Izraelit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10