-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
54
|Ezequiel 16:54|
me qëllim që ti të mbash turpin tënd dhe të turpërohesh për tërë ato që ke bërë, kur i ke dhënë zemër.
-
55
|Ezequiel 16:55|
Kur motrat e tua, Sodoma dhe bijat e saj, do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, dhe Samaria dhe bijat e saj do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, edhe ti dhe bijat e tua do të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme.
-
56
|Ezequiel 16:56|
Motra jote Sodoma nuk ishte përmendur fare nga goja jote në ditët e kryelartësisë sate,
-
57
|Ezequiel 16:57|
para se ligësia jote të zbulohej lakuriq, si ndodhi kur të fyen bijat e Sirisë dhe të gjitha ato që ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, që të përçmonin nga të gjitha anët.
-
58
|Ezequiel 16:58|
Ti mban dënimin e poshtërsisë sate dhe të veprimeve të tua të neveritshme", thotë i Amshueshmi.
-
59
|Ezequiel 16:59|
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke përçmuar betimin, duke shkelur besëlidhjen".
-
60
|Ezequiel 16:60|
"Megjithatë do të kujtoj besëlidhjen që lidha me ty në ditët e rinisë sate dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetëshme.
-
61
|Ezequiel 16:61|
Atëherë do të kujtohesh për sjelljen tënde dhe do të të vijë turp, kur do të presësh motrat e tua, ato që janë më të mëdha dhe ato që janë më të vogla nga ti; dhe unë do t´i jap ty si bija, por jo për hir të besëlidhjes sate.
-
62
|Ezequiel 16:62|
Unë do të lidh besëlidhjen time me ty dhe ti do të pranosh që unë jam Zoti,
-
63
|Ezequiel 16:63|
me qëllim që të mbash mend, të të vijë turp dhe të mos hapësh gojën për shkak të konfuzionit tënd, kur të kem bërë shlyerjen e fajit për të gjitha ato që ke bërë", thotë Zoti, Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19