-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Ezequiel 17:1|
Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
2
|Ezequiel 17:2|
"Bir njeriu, propozo një enigmë dhe i trego një shëmbëlltyrë shtëpisë së Izraelit, dhe thuaji:
-
3
|Ezequiel 17:3|
Kështu thotë Zoti, Zoti: Një shqiponjë e madhe me fletë të mëdha dhe me pendë të gjata, e mbuluar me pupla të ngjyrave të ndryshme, shkoi në Liban dhe këputi majën e një kedri;
-
4
|Ezequiel 17:4|
këputi degëzën e tij më të lartë, e çoi në një vend tregëtie dhe e vendosi në një qytet tregtarësh.
-
5
|Ezequiel 17:5|
Pastaj mori pak farë të vendit dhe e mbolli në një arë pjellore; e vendosi këtë pranë ujrave të bollshme dhe e mbolli si një shelg.
-
6
|Ezequiel 17:6|
Ajo u rrit dhe u bë një hardhi e madhe, por e ulët, degët e së cilës ishin kthyer nga shqiponja, kurse rrënjët ishin poshtë saj. Kështu u bë një hardhi që lëshoi degë dhe gjethe.
-
7
|Ezequiel 17:7|
Por na ishte një shqiponjë tjetër e madhe, me ali të mëdha dhe me shumë pendë; dhe ja, kjo hardhi i ktheu rrënjët e saj drejt asaj dhe i shtriu degët e saj drejt asaj me qëllim që të vaditij nga brazda ku ishte mbjellë.
-
8
|Ezequiel 17:8|
Ajo ishte mbjellë në një tokë të mirë, pranë ujrave të bollshme, me qëllim që të lëshonte degë, të jepte fryte dhe të bëhej një hardhi e mrekullueshme.
-
9
|Ezequiel 17:9|
Thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A do të mund të shkojë mbarë? A nuk do t´i shrrënjosë shqiponja rrënjët e saj dhe nuk do t´i presë frytet e saj që ta lërë të thahet? Kështu tërë gjethet që ka do të thahen. Nuk do të duhet shumë forcë as shumë njerëz për ta shkulur me rrënjë.
-
10
|Ezequiel 17:10|
Ja, ajo është e mbjellë. A mund të shkojë mbarë? Mos vallë do të thahet krejt kur do të preket nga era e lindjes? Do të thahet në brazdën ku ishte rritur!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10