-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Ezequiel 22:20|
Ashtu si mblidhet argjëndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe mbi ta i fryjnë zjarrit për t´i shkrirë, kështu në zemërimin tim dhe në tërbimin tim do t´ju mbledh, do t´ju fus atje dhe do t´ju shkrij.
-
21
|Ezequiel 22:21|
Do t´ju mbledh dhe do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim dhe ju do të shkriheni në mes të tij.
-
22
|Ezequiel 22:22|
Ashtu si shkrihet argjendi në mes të furrës, kështu dhe ju do të shkriheni në mes të qytetit; dhe do të pranoni që unë, Zoti, kam derdhur mbi ju tërbimin tim".
-
23
|Ezequiel 22:23|
Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:
-
24
|Ezequiel 22:24|
"Bir njeriu, i thuaj Jeruzalemit: Ti je një tokë që nuk është pastruar ose lagur nga shiu në një ditë indinjate.
-
25
|Ezequiel 22:25|
Komploti i profetëve të tij në mes të tij është si një luan që ulërin dhe shqyen gjahun, ata i gllabërojnë njerëzit, përvetësojnë thesaret dhe gjërat e çmueshme, shtojnë të vejat në mes të tij.
-
26
|Ezequiel 22:26|
Priftërinjtë e tij shkelin ligjin tim dhe përdhosin gjërat e mia të shenjta, nuk bëjnë dallim midis asaj që është e shenjtë dhe jo e shenjtë, nuk e bëjnë të njohur ndryshimin ndërmjet të papastrës dhe të pastrës dhe i largojnë sytë nga të shtunat e mia, prandaj jam përdhosur në mes tyre.
-
27
|Ezequiel 22:27|
Krerët e tij në mes të tij janë si ujqër që shqyejnë gjahun për të derdhur gjak, për të shkatërruar shpirtëra, për të realizuar një fitim jo të drejtë.
-
28
|Ezequiel 22:28|
Profetët e tij suvatojnë për ata me llaç që nuk mban, duke pasur vegime të rreme dhe duke shqiptuar shortari të gënjeshtërta për ta, dhe thonë: "Kështu thotë Zoti, Zoti", ndërsa Zoti nuk ka folur.
-
29
|Ezequiel 22:29|
Populli i vendit ushtron shtypjen, kryen grabitje, keqtrajton të varfërin dhe nevojtarin, shtyp të huajin duke marrë nëpër këmbë drejtësinë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7