-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Ezequiel 23:19|
Megjithatë ajo i shumoi kurvërimet e saj, duke kujtuar ditët e rinisë së saj, kur ishte kurvëruar në vendin e Egjiptit.
-
20
|Ezequiel 23:20|
Mori zjarr për dashnorët e saj, mishi i të cilëve është si mishi i gomarëve dhe rrjedhja e të cilëve është si rrjedhja e kuajve.
-
21
|Ezequiel 23:21|
Kështu ti kujtove shthurjen e rinisë sate, kur Egjiptasit shtrëngonin gjirin tënd për shkak të gjive të tu rinorë.
-
22
|Ezequiel 23:22|
Prandaj, Oholibahu, kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të nxis kundër teje dashnorët e tu, prej të cilëve je larguar dhe do t´i sjell kundër teje nga të gjitha anët:
-
23
|Ezequiel 23:23|
bijtë e Babilonisë dhe gjithë Kaldeasit, ata të Pekodit, Shoas dhe Koas, tërë bijtë e Asirisë bashkë me ta, tërë të rinjtë tërheqës, qeveritarët dhe princat, kapitenët dhe njerëzit e famshëm, të gjithë të hipur mbi kuaj.
-
24
|Ezequiel 23:24|
Ata do të vijnë kundër teje me armë, qerre dhe rrota si dhe me një shumicë popujsh; do të vendosin rreth e qark teje mburoja të vogla dhe të mëdha dhe përkrenare. Do t´u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do të gjykojnë sipas ligjeve të tyre.
-
25
|Ezequiel 23:25|
Do të drejtoj xhelozinë time kundër teje, dhe ata do të të trajtojnë me tërbim; do të të heqin hundën dhe veshët, dhe mbeturinat e tua do të bien nga shpata; do të marrin bijtë e tu dhe bijat e tua dhe mbeturinat e tua do të gllabërohen nga zjarri.
-
26
|Ezequiel 23:26|
Do të të zhveshin nga rrobat e tua dhe do të të marrin xhevahiret e tu të bukur.
-
27
|Ezequiel 23:27|
Kështu do të marrin fund shthurja jote dhe kurvërimi yt që nisën në vendin e Egjiptit; nuk do t´i ngresh më sytë drejt tyre dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin".
-
28
|Ezequiel 23:28|
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë po të jap në duart e atyre që ti urren, në duart e atyre prej të cilëve je larguar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10