- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 44:1|
									"Tani dëgjo, o Jakob, shërbëtori im, o Izrael, që unë kam zgjedhur!									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 44:2|
									Kështu thotë Zoti që të ka bërë dhe të ka formuar që në barkun e nënës, ai që të ndihmon: Mos ki frikë, o Jakob, shërbëtori im, o Jeshurun që unë kam zgjedhur!									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 44:3|
									Sepse unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë; do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu dhe bekimin tim mbi trashëgimtarët e tu.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 44:4|
									Ata do të rriten në mes të barit, si shelgje gjatë rrjedhave ujore.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 44:5|
									Njeri do të thotë: "Unë jam i Zotit"; tjetri do të quhet me emrin e Jakobit, dhe një tjetër do të shkruajë mbi dorën e tij: "I Zotit", dhe do ta ketë për nder të mbajë emrin e Izraelit".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 44:6|
									Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 44:7|
									Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t´u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 44:8|
									Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 44:9|
									Ata që prodhojnë shëmbëlltyra të gdhendura janë krejt kotësi; gjërat e tyre më të çmuara nuk hyjnë fare në punë; dëshmitarët e tyre nuk shohin dhe as nuk kuptojnë gjë, prandaj do të mbulohen me turp.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 44:10|
									Kush prodhon një zot apo shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur pa patur fare dobi?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18