- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Isaías 44:11|
									Ja, të gjithë shokët e këtij personi do të shushaten; vetë artizanët nuk janë veçse njerëz. Le të mblidhen të gjithë dhe le të paraqiten. Do të tremben dhe do të turpërohen njëkohësisht.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Isaías 44:12|
									Kovaçi me darë punon hekurin mbi prush, i jep formë me çekiç dhe e përpunon me krahun e tij të fuqishëm; vuan nga uria dhe forca e tij pakësohet; nuk pi ujë dhe lodhet.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Isaías 44:13|
									Zdrukthëtari shtrin vizorin, vizaton idhullin me laps, e punon me sqepar, e mat me kompas dhe e bën një fytyrë njerëzore, një formë të bukur njeriu, në mënyrë që të mbetet në një shtëpi.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Isaías 44:14|
									Ai pret për vete disa kedra, merr një selvi apo një lis që i lë të rriten të fuqishëm midis drurëve të pyllit; ai mbjell një frashër që shiu e bën të rritet.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Isaías 44:15|
									Ky i shërben njeriut për të djegur; ai merr një pjesë të tij për t´u ngrohur dhe ndez zjarrin për të pjekur bukën; bën gjithashtu një perëndi dhe e adhuron, bën një shëmbëlltyrë të gdhendur para së cilës bie përmbys.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Isaías 44:16|
									Djeg gjysmën e tij në zjarr, me gjysmën tjetër përgatit mishin, pjek mishin dhe ngopet. Ngrohet gjithashtu dhe thotë: "Ah, po ngrohem, kënaqem me zjarrin".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Isaías 44:17|
									Me atë që mbetet prej tij sajon një perëndi, shëmbëlltyrën e saj të gdhendur, bie përmbys përpara saj, e adhuron, e lut dhe i thotë: "Shpëtomë, sepse ti je perëndia im".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Isaías 44:18|
									Nuk dinë dhe nuk kuptojnë asgjë, sepse i kanë zënë sytë e tyre që të mos shohin dhe zemrat e tyre që të mos kuptojnë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Isaías 44:19|
									Askush nuk vjen në vete dhe as ka dituri dhe mend për të thënë: "Dogja një pjesë në zjarr, po, mbi prushin e tij poqa bukën, poqa mishin dhe e hëngra. Me atë që mbetet do të bëj një gjë të neveritshme  dhe do të bie përmbys përpara një cope  druri?".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Isaías 44:20|
									Një person i tillë ushqehet me hi, zemra e tij e mashtruar e çon në rrugë të keqe. Ai nuk mund të çlirojë shpirtin e tij dhe të thotë: "A nuk është vallë një gënjeshtër ajo që mbaj në dorën time të djathtë?".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18