- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Isaías 44:21|
									"Mbaji mend këto gjëra, o Jakob, o Izrael, sepse ti je shërbëtori im; unë të kam formuar, ti je shërbëtori im; o Izrael, nuk do të të harroj.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Isaías 44:22|
									I fshiva shkeljet e tua si një re e dendur, dhe mëkatet e tua si një mjegullinë; kthehu tek unë, sepse unë të kam çliruar".									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Isaías 44:23|
									Ngazëlloni, o qiej, sepse Zoti ka vepruar. Gëzohuni, o thellësi të tokës. Shpërtheni në britma gëzimi, o male, o pyje, me gjithë drurët tuaj! Sepse Zoti ka çliruar Jakobin dhe ka shfaqur lavdinë e tij në Izrael.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Isaías 44:24|
									Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, ai që të ka formuar që në bark të nënës: "Unë jam Zoti që kam bërë tërë gjërat, që i vetëm, kam shpalosur qiejtë dhe kam shtrirë tokën; kush ishte me mua?									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Isaías 44:25|
									Unë i bëj të kota parashikimet e gënjeshtarëve dhe i bëj shortarët pa mend; unë bëj që të sprapsen njerëzit e urtë dhe e kthej dijen e tyre në marrëzi.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Isaías 44:26|
									Vërtetoj fjalën e shërbëtorit tim dhe i jap sukses këshillës së lajmëtarëve të mi; unë i them Jeruzalemit: "Do të kesh banorë", dhe qyteteve të Judës: "Do t´ju rindërtojnë", dhe unë do të rindërtoj gërmadhat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Isaías 44:27|
									Unë i them humnerës: "Thahu!"; dhe unë do të thaj lumenjtë e tu.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Isaías 44:28|
									Them për Kirin: "Ai është bariu im!" dhe do të çojë në vend tërë dëshirat e mia, duke i thënë Jeruzalemit: "Do të rindërtohesh!", dhe tempullit: "Do të jesh i qëndrueshëm!"".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15