-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Isaías 26:5|
Ai ka përulur ata që rrinin lart, ka ulur qytetin e lartë, e ka ulur deri në tokë, e ka hedhur në pluhur;
-
6
|Isaías 26:6|
këmbët e shkelin, pikërisht këmbët e të varfërit dhe hapat e mjeranëve.
-
7
|Isaías 26:7|
Rruga e të drejtit është e drejtë; o Perëndi i drejtë, ti sheshon shtegun e të drejtit.
-
8
|Isaías 26:8|
Po, në rrugën e gjykimeve të tua, o Zot, ne të kemi pritur. Dëshira e shpirtit tonë i drejtohet emrit tënd dhe kujtimit tënd.
-
9
|Isaías 26:9|
Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët; sepse kur shfaqen gjykimet e tua mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë.
-
10
|Isaías 26:10|
Në rast se falet i pabesi, ai nuk do ta mësojë drejtësinë; ai do të veprojë në mënyrë të çoroditur në vendin e ndershmërisë dhe nuk do të mund të shikojë madhështinë e Zotit.
-
11
|Isaías 26:11|
O Zot, dora jote është ngritur, por ata nuk e shohin. Por ata do ta shohin zellin tënd për popullin tënd dhe do të mbeten të hutuar; po, zjarri i armiqve të tu do t´i përpijë.
-
12
|Isaías 26:12|
O Zot, ti do të vendosësh paqen për ne, sepse ti kryen për ne çdo vepër tonën.
-
13
|Isaías 26:13|
O Zot, Perëndia ynë, zotër të tjerë, veç teje, na kanë sunduar; por vetëm për ty të mbajmë mend emrin.
-
14
|Isaías 26:14|
Të vdekurit nuk do të rijetojnë më, ata që shkuan nuk do të vijnë më; prandaj ti i ke ndëshkuar, ke shkatërruar dhe ke zhdukur çdo kujtim të tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4