-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Isaías 27:4|
Nuk ka zemërim tek unë. Kush do t´i vinte në luftë kundër meje ferrat dhe gjembat? Unë do të shkoja kundër tyre dhe do t´i digjja të gjitha tok.
-
5
|Isaías 27:5|
Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me mua".
-
6
|Isaías 27:6|
Në ditët që do të vijnë Jakobi do të lëshojë rrënjë, Izraeli do të lulëzojë dhe do të lëshojë lastarë dhe do të mbushë faqen e dheut me fryte.
-
7
|Isaías 27:7|
A ka goditur Perëndia Izraelin ashtu si ka goditur ata që e qëllonin atë? A e ka vrarë atë ashtu si ka vrarë ata që e vrisnin atë?
-
8
|Isaías 27:8|
Ti je grindur me të me masë, duke e përzënë dhe duke e çuar larg. Ai e çoi në një vend të largët me frymën e tij të furishme, një ditë me erë lindore.
-
9
|Isaías 27:9|
Në këtë mënyrë do të shpagohet padrejtësia e Jakobit, dhe ky do të jetë gjithë fryti i heqjes së mëkatit të tij, kur do t´i kthejë tërë gurët e altarit si gurë gëlqereje të thërmuar; kështu Asherimët dhe altarët e temjanit nuk do të ngrihen më.
-
10
|Isaías 27:10|
Qyteti i fortifikuar do të jetë i shkretuar, një vend i pabanuar dhe i braktisur si një shkretëtirë; aty do të kullosë viçi, i cili do të shtrihet dhe do të hajë degët.
-
11
|Isaías 27:11|
Kur degët e tij do të thahen, do të thyhen dhe do të vijnë gra për t´i djegur. Me qenë se është një popull pa zgjuaësi, prandaj Ai që e ka bërë nuk do t´i vijë keq për të, Ai që e ka formuar nuk do t´i japë hir.
-
12
|Isaías 27:12|
Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shijë grurin nga rrjedha e lumit deri te përroi i Egjiptit, dhe ju do të mblidheni një nga një, o bij të Izraelit.
-
13
|Isaías 27:13|
Atë ditë do të ndodhë që të bjerë buria e madhe, dhe ata që kanë humbur në vendin e Asirisë dhe ata që janë shpërndarë në vendin e Egjiptit do të vijnë dhe do të adhurojnë Zotin mbi malin e shenjtë, në Jeruzalem.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4