-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Isaías 28:11|
Në fakt do të ndodhë që me buzë që bëlbëzojnë dhe me një gjuhë tjetër Zoti do t´i flasë këtij populli.
-
12
|Isaías 28:12|
Ai u kishte thënë: "Ja pushimi: vëreni të lodhurin të pushojë; këtu është fresk!". Por ata nuk deshën ta dëgjojnë.
-
13
|Isaías 28:13|
Kështu fjala e Zotit u bë për ta urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, rregull mbi rregull, pak këtu, pak atje, me qëllim që ata të binin mbrapsht, të bëheshin copë-copë, t´i zinte laku dhe të kapeshin.
-
14
|Isaías 28:14|
Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o tallës, që sundoni mbi këtë popull, që rri në Jeruzalem!
-
15
|Isaías 28:15|
Ju thoni: "Kemi përfunduar një besëlidhje me vdekjen, kemi bërë një aleancë me Sheolin; kur rebeshi përmbytës do të kalojë, nuk do të arrijë deri te ne, sepse gënjeshtrën e kemi bërë strehën tonë dhe jemi fshehur prapa falsitetit".
-
16
|Isaías 28:16|
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vendos si themel në Sion një gur, një gur të provuar, një kokë qosheje të çmuar, një themel të sigurt; ai që i beson atij nuk do të ngutet.
-
17
|Isaías 28:17|
Unë do të vendos të drejtën si masë dhe drejtësinë si plumbçe; breshëri do të pastrojë strehën e gënjeshtrës dhe ujërat do të përmbytin strehën tuaj.
-
18
|Isaías 28:18|
Besëlidhja juaj me vdekjen do të anulohet dhe aleanca juaj me Sheolin nuk do të qëndrojë; kur rrebeshi përmbytës do të kalojë, ju do të shkeleni prej tij.
-
19
|Isaías 28:19|
Sa herë që do të kalojë, do t´ju kapë, sepse do të kalojë çdo mëngjes, ditën dhe natën, do të jetë një tmerr i vërtetë të dëgjosh vetëm të ta rrëfejnë.
-
20
|Isaías 28:20|
Në fakt shtrati do të jetë i shkurtër për t´u shtrirë dhe mbulesa tepër e ngushtë për t´u mbuluar me të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4