-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Isaías 28:1|
Mjerë kurorës së kryelartësisë të të dehurve, të Efraimit dhe lules së fishkur të bukurisë së tij të lavdishme që ri mbi krye të luginës pjellore të atyre që i ka mposhtur vera!
-
2
|Isaías 28:2|
Ja, Zoti ka një njeri të fortë dhe të fuqishëm, si një stuhi breshëri, si një tufan shkatërrues; si një aluvion ujërash të fuqishëm përmbytëse; ai do t´i hedhë për tokë me dorën e tij.
-
3
|Isaías 28:3|
Kurora e kryelartësisë të të dehurve të Efraimit do të shkelet;
-
4
|Isaías 28:4|
dhe lulja e fishkur e bukurisë së tij të lavdishme që rri mbi krye të luginës pjellore do të jetë si një fik i hershëm para verës që dikush e shikon; ai e gëlltit sapo e ka në dorë.
-
5
|Isaías 28:5|
Atë ditë Zoti i ushtrive do të jetë një kurorë lavdie, një diadem i shkëlqyer për pjesën tjetër të popullit të tij,
-
6
|Isaías 28:6|
një frymë drejtësie për atë që ulet për të gjykuar dhe forca e atyre që në betejë e sprapsin armikun deri te portat e tij.
-
7
|Isaías 28:7|
Por edhe këta shkojnë sa djathtas aq edhe majtas për shkak të verës dhe u merren këmbët nga pijet dehëse; prifti dhe profeti lëkunden për shkak të pijeve dehëse, lëkunden sikur të kishin vegime, ngurrojnë në dhënien e vendimeve.
-
8
|Isaías 28:8|
Tërë tryezat janë plot me të vjellura dhe me ndyrësira, nuk ka më një vend të pastër.
-
9
|Isaías 28:9|
"Kujt dëshiron t´i mësojë diturinë? Kujt dëshiron t´ia bëjë të kuptueshëm mesazhin? Atyre që sapo janë zvjerdhur, atyre që sapo janë shkëputur nga sisa?
-
10
|Isaías 28:10|
Sepse ka një urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, regull mbi regull, regull mbi regull, pak këtu dhe pak atje".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4