- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 7:1|
									Atëherë kryeprifti i tha: "A janë këto gjëra pikërisht kështu?'.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 7:2|
									Ai tha: "Vëllezër dhe etër, dëgjoni. Perëndia i lavdisë iu shfaq Abrahamit, atit tonë, kur ai ishte në Mesopotami, përpara se të banonte në Haran,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 7:3|
									dhe i tha: "Dil prej vendit tënd e prej farefisit tënd dhe shko në vendin që unë do të të tregoj".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 7:4|
									Atëherë ai doli nga vendi i Kaldeasve dhe banoi në Haran; prej andej, mbasi i vdiq i ati, Perëndia e bëri të vijë në këtë vend, ku banoni ju tani.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 7:5|
									Ai nuk i dha kurrfarë trashëgimie, as edhe vend për të vënë një këmbë. Por i premtoi t´ia japë për pronë atij dhe pasardhësve të tij, pas tij, kur ai ende s´kishte asnjë fëmijë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 7:6|
									Dhe Perëndia foli kështu: "Pasardhësit e tij do të banonin si të huaj në një vend të huaj, dhe atje do të mbaheshin në skllavëri dhe do të të keqtrajtoheshin për katërqind vjet.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 7:7|
									Por Perëndia shtoi: "Unë do ta gjykoj atë komb të cilit ata do t´i shërbejnë; dhe pas kësaj ata do të dalin dhe do të më shërbejnë në këtë vend".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 7:8|
									Pastaj i dha atij besëlidhjen e rrethprerjes. Dhe kështu Abrahamit i lindi Isaku dhe e rrethpreu të tetën ditë; Isakut i lindi Jakobi, dhe Jakobit dymbëdhjetë patriarkë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hechos 7:9|
									Patriarkët, duke pasur smirë Jozefin, e shitën në Egjipt, por Perëndia ishte me të;									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hechos 7:10|
									dhe e shpëtoi nga të gjitha mundimet e tij dhe i dha hir e urtësi para Faraonit, mbretit të Egjiptit, i cili e caktoi guvernator të Egjiptit dhe të mbarë shtëpisë së tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18