- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									41
									 
									 
									|Hechos 7:41|
									Dhe në ato ditë ata bënë një viç, i ofruan flijim idhullit dhe u gëzuan me veprën e duarve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									42
									 
									 
									|Hechos 7:42|
									Atëherë Perëndia u tërhoq dhe i la t´i shërbejnë ushtrisë së qiellit, ashtu siç është shkruar në librin e profetëve: "O shtëpi e Izraelit, a më keni kushtuar flijime dhe olokauste për dyzet vjet në shkretëtirë?									
									    
								 
- 
									
									43
									 
									 
									|Hechos 7:43|
									Apo më shumë mbartët çadrën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Remfan, imaxhe që i bëtë vetë për t´i adhuruar; për këtë arsye unë do t´ju shpërngul përtej Babilonisë".									
									    
								 
- 
									
									44
									 
									 
									|Hechos 7:44|
									Etërit tuaj në shkretëtirë kishin tabernakullin e dëshmisë, ashtu siç kishte urdhëruar ai që i pati thënë Moisiut ta bëjë sipas modelit që kishte parë.									
									    
								 
- 
									
									45
									 
									 
									|Hechos 7:45|
									Dhe etërit tanë, pasi e morën, e mbartën me Jozueun në vendin që e kishin pushtuar johebrenjtë, të cilët Perëndia i dëboi para etërve tanë; dhe aty qëndroi deri në ditët e Davidit,									
									    
								 
- 
									
									46
									 
									 
									|Hechos 7:46|
									i cili gjeti hir përpara Perëndisë dhe kërkoi të mund të gjente një banesë për Perëndinë e Jakobit.									
									    
								 
- 
									
									47
									 
									 
									|Hechos 7:47|
									Por qe Salomoni ai që ia ndërtoi një shtëpi.									
									    
								 
- 
									
									48
									 
									 
									|Hechos 7:48|
									Por Shumë i Larti nuk banon në tempuj të ndërtuar nga dora e njeriut, sikurse thotë profeti:									
									    
								 
- 
									
									49
									 
									 
									|Hechos 7:49|
									'Qielli është froni im dhe toka stoli i këmbëve të mia; çfarë shtëpie do të më ndërtonit ju, thotë Zoti, ose cili do të qe vendi i pushimit tim?									
									    
								 
- 
									
									50
									 
									 
									|Hechos 7:50|
									A nuk i bëri të gjitha këto gjëra dora ime?'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15