- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Hechos 7:31|
									Kur e pa, Moisiu mbeti i habitur nga sa shihte; dhe, kur po afrohej për të vërejtur, dëgjoi zërin e Zotit,									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Hechos 7:32|
									që thoshte: "Unë jam Perëndia e etërve të tu, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut dhe Perëndia e Jakobit". Por Moisiu, që dridhej i tëri, nuk guxonte të shikonte.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Hechos 7:33|
									Atëherë Perëndia i tha: "Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Hechos 7:34|
									Unë e kam parë qartë pikëllimin e popullit tim në Egjipt dhe i dëgjova psherëtimat e tyre, dhe kam zbritur për t´i çliruar; tani, pra, eja, unë do të të dërgoj në Egjipt!".									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Hechos 7:35|
									Atë Moisiun që e kishin refuzuar, duke thënë: "Kush të vuri ty të parë dhe gjykatës?", po atë u dërgoi Perëndia si kryetar dhe çlirues me anë të engjëllit që i ishte shfaqur në ferrishte.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Hechos 7:36|
									Ai i nxori jashtë, duke kryer shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretirë për dyzet vjet.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Hechos 7:37|
									Ky është ai Moisi që u tha bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia juaj do të nxjerrë për ju, nga mesi i vëllezërve tuaj, një profet si mua. Dëgjojeni!".									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Hechos 7:38|
									Ky është ai që në kuvend, në shkretëtirë, ishte me engjëllin që i fliste mbi malin Sinai dhe me etërit tanë; dhe mori fjalët e jetës për të na e përçuar neve.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Hechos 7:39|
									Etërit tanë nuk deshën t´i binden atij; madje e hodhën poshtë dhe me zemrat e tyre u kthyen nga Egjipti,									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Hechos 7:40|
									duke i thënë Aaronit: "Na bëj disa perëndi që të na prijnë, sepse nuk dimë ç´i ka ndodhur këtij Moisiu që na nxori nga vendi i Egjiptit".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15