- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									51
									 
									 
									|Hechos 7:51|
									O njerëz qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin etërit tuaj, ashtu bëni edhe ju.									
									    
								 
- 
									
									52
									 
									 
									|Hechos 7:52|
									Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmeronin ardhjen e të Drejtit, për të cilin tani ju jeni bërë tradhtarë dhe vrasës;									
									    
								 
- 
									
									53
									 
									 
									|Hechos 7:53|
									ju, që e morët ligjin të shpallur nga engjëjt dhe nuk e keni respektuar!'.									
									    
								 
- 
									
									54
									 
									 
									|Hechos 7:54|
									Kur i dëgjuan këto fjalë, ata thereshin në zemër të tyre dhe kërcëllonin dhëmbët kundër tij.									
									    
								 
- 
									
									55
									 
									 
									|Hechos 7:55|
									Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,									
									    
								 
- 
									
									56
									 
									 
									|Hechos 7:56|
									dhe tha: "Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë'.									
									    
								 
- 
									
									57
									 
									 
									|Hechos 7:57|
									Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;									
									    
								 
- 
									
									58
									 
									 
									|Hechos 7:58|
									dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.									
									    
								 
- 
									
									59
									 
									 
									|Hechos 7:59|
									Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: "O Zoti Jezus, pranoje frymën time!'.									
									    
								 
- 
									
									60
									 
									 
									|Hechos 7:60|
									Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: "O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!'. Dhe, si tha këtë, fjeti.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15