-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Ezequiel 29:13|
Megjithatë kështu thotë Zoti, Zoti. "Në fundin e dyzet vjetëve unë do t´i bashkoj Egjiptasit ndër popujt nëpër të cilët ishin shpërndarë.
-
14
|Ezequiel 29:14|
Do t´i riçoj Egjiptasit në shtëpi nga robëria dhe do t´i bëj që të kthehen në vendin e Pathrosit, në vendlindjen e tyre, dhe atje do të jenë një mbretëri e përulur.
-
15
|Ezequiel 29:15|
Do të jetë më e përulura midis mbretërive dhe nuk do të ngrihet më mbi kombet; do të pakësoj numrin e tyre, me qëllim që të mos sundojë më mbi kombet.
-
16
|Ezequiel 29:16|
Ai nuk do të jetë më burim besimi për shtëpinë e Izraelit, por do t´u kujtojë fajin kur u drejtoheshin për ndihmë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".
-
17
|Ezequiel 29:17|
Në vitin e njëzeteshtatë, në muajin e parë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
18
|Ezequiel 29:18|
"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, e vuri ushtrinë e tij në një shërbim të rëndë kundër Tiros; çdo kokë është bërë e shogët dhe çdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kanë nxjerrë nga Tiro ndonjë shpërblim për mundin që kanë bërë kundër tij".
-
19
|Ezequiel 29:19|
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë i jap Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, vendin e Egjiptit; ai do të marrë pasuritë e tij; ai do të marrë me vete robër dhe do ta plaçkitë; dhe ky do të jetë shpërblimi për ushtrinë e tij.
-
20
|Ezequiel 29:20|
Për mundin që ke bërë kundër tij unë i jap vendin e Egjiptit, sepse kanë punuar për mua", thotë Zoti, Zoti.
-
21
|Ezequiel 29:21|
"Atë ditë unë do ta rilind fuqinë e shtëpisë së Izraelit dhe do të hap gojën tënde në mes të tyre. Atëherë ata do të pranojnë që unë jam Zoti".
-
1
|Ezequiel 30:1|
Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10