-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Ezequiel 30:2|
"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: "Medet, dita!".
-
3
|Ezequiel 30:3|
Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.
-
4
|Ezequiel 30:4|
Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
-
5
|Ezequiel 30:5|
Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata".
-
6
|Ezequiel 30:6|
Kështu thotë Zoti: "Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
-
7
|Ezequiel 30:7|
"Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.
-
8
|Ezequiel 30:8|
Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t´i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.
-
9
|Ezequiel 30:9|
Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t´i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur".
-
10
|Ezequiel 30:10|
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.
-
11
|Ezequiel 30:11|
Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10