-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Ezequiel 30:22|
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t´ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t´i bjerë shpata nga dora.
-
23
|Ezequiel 30:23|
Do t´i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t´i përhap në vende të ndryshme.
-
24
|Ezequiel 30:24|
Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t´i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.
-
25
|Ezequiel 30:25|
Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.
-
26
|Ezequiel 30:26|
Do t´i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t´i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
-
1
|Ezequiel 31:1|
Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e tretë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
2
|Ezequiel 31:2|
"Bir njeriu, i thuaj Faraonit, mbretit të Egjiptit dhe turmës së tij: Kujt i ngjet ti në madhështinë tënde?
-
3
|Ezequiel 31:3|
Ja, Asiria jote ishte një kedër Libani, me degë të bukura, me hijen e një pylli, me trung të gjatë dhe me majë që ngrihej midis degëve të dëndura.
-
4
|Ezequiel 31:4|
Ujrat e bënin të rritej, uji i nëndheshëm e kishte bërë të lartë, me lumenjtë e tij që rridhnin rreth e qark vendit ku ishte mbjellë, ndërsa u dërgonte rrëketë e tij tërë drurëve të fushës.
-
5
|Ezequiel 31:5|
Prandaj lartësia e saj ishte ngritur mbi të gjithë drurët e fushës, degët e tij ishin shumuar, ato ishin zgjatur nga bollëku i ujrave gjatë rritjes së tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7