-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 16:11|
Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.
-
12
|Marcos 16:12|
Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.
-
13
|Marcos 16:13|
Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.
-
14
|Marcos 16:14|
Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.
-
15
|Marcos 16:15|
Pastaj u tha atyre: "Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;
-
16
|Marcos 16:16|
ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar.
-
17
|Marcos 16:17|
Dhe këto janë shenjat që do t´i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t´i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;
-
18
|Marcos 16:18|
do t´i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t´u bëjë asnjë të keqe; do t´i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen'.
-
19
|Marcos 16:19|
Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.
-
20
|Marcos 16:20|
Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 28-31