-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 14:21|
Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t´i dëftehem atij'.
-
22
|Juan 14:22|
Juda, jo Iskarioti, i tha: "Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?'.
-
23
|Juan 14:23|
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.
-
24
|Juan 14:24|
Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.
-
25
|Juan 14:25|
Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;
-
26
|Juan 14:26|
por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t´ju mësojë çdo gjë dhe do t´ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
-
27
|Juan 14:27|
Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.
-
28
|Juan 14:28|
Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.
-
29
|Juan 14:29|
Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
-
30
|Juan 14:30|
Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19