-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 8:1|
Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.
-
2
|Juan 8:2|
Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.
-
3
|Juan 8:3|
Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,
-
4
|Juan 8:4|
i thanë Jezusit: "Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.
-
5
|Juan 8:5|
Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç´thua?'.
-
6
|Juan 8:6|
Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.
-
7
|Juan 8:7|
Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: "Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!'.
-
8
|Juan 8:8|
Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.
-
9
|Juan 8:9|
Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.
-
10
|Juan 8:10|
Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: "O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7