-
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Juan 8:51|
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë'.
-
52
|Juan 8:52|
Pra Judenjtë i thanë: "Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
-
53
|Juan 8:53|
Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?'.
-
54
|Juan 8:54|
Jezusi u përgjigj: "Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s´është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
-
55
|Juan 8:55|
Por ju ende s´e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.
-
56
|Juan 8:56|
Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua'.
-
57
|Juan 8:57|
Judenjtë, pra, i thanë: "Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?'.
-
58
|Juan 8:58|
Jezusi u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam'.
-
59
|Juan 8:59|
Atëherë ata morën gurë, që t´i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19