-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 8:11|
Dhe ajo u përgjigj: "Askush, Zot'. Atëherë Jezusi i tha: "As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më'.
-
12
|Juan 8:12|
Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: "Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës'.
-
13
|Juan 8:13|
Atëherë farisenjtë i thanë: "Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë'.
-
14
|Juan 8:14|
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.
-
15
|Juan 8:15|
Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.
-
16
|Juan 8:16|
Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.
-
17
|Juan 8:17|
Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.
-
18
|Juan 8:18|
Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua'.
-
19
|Juan 8:19|
Atëherë i thanë: "Ku është Ati yt?'. Jezusi u përgjigj: "Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim'.
-
20
|Juan 8:20|
Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7