-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 7:1|
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
-
2
|Juan 7:2|
Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
-
3
|Juan 7:3|
Prandaj vëllezërit e tij i thanë: "Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t´i shohin veprat që ti bën.
-
4
|Juan 7:4|
Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!'.
-
5
|Juan 7:5|
Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
-
6
|Juan 7:6|
Atëherë Jezusi u tha aytre: "Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
-
7
|Juan 7:7|
Bota nuk mund t´ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
-
8
|Juan 7:8|
Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar'.
-
9
|Juan 7:9|
Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
-
10
|Juan 7:10|
Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13