-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 7:21|
Jezusi u përgjigj dhe u tha: "Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
-
22
|Juan 7:22|
Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.
-
23
|Juan 7:23|
Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?
-
24
|Juan 7:24|
Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!'
-
25
|Juan 7:25|
Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: "A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
-
26
|Juan 7:26|
E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?
-
27
|Juan 7:27|
Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është'.
-
28
|Juan 7:28|
Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: "Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s´kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.
-
29
|Juan 7:29|
Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi'.
-
30
|Juan 7:30|
Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s´kishte ardhur akoma.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13