-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 9:1|
Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.
-
2
|Juan 9:2|
Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: "Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?'.
-
3
|Juan 9:3|
Jezusi u përgjigj: "As ai, as prindërit e tij s´kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.
-
4
|Juan 9:4|
Unë duhet t´i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.
-
5
|Juan 9:5|
Derisa jam në botë, unë jam drita e botës'.
-
6
|Juan 9:6|
Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.
-
7
|Juan 9:7|
Pastaj i tha: "Shko, lahu në pellgun e Siloamit' (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.
-
8
|Juan 9:8|
Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: "A s´është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?'.
-
9
|Juan 9:9|
Disa thoshnin: "Ai është'. Të tjerë: "I përngjan atij'. Dhe ai thoshte: "Unë jam'.
-
10
|Juan 9:10|
I thanë pra: "Si të janë hapur sytë?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40