-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 9:21|
por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t´ju flasë për veten e vet'.
-
22
|Juan 9:22|
Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.
-
23
|Juan 9:23|
Prandaj prindërit e tij thanë: "Moshë ka, pyeteni atë'.
-
24
|Juan 9:24|
Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: "Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar'.
-
25
|Juan 9:25|
Ai atëherë u përgjigj dhe tha: "Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh'.
-
26
|Juan 9:26|
E pyetën përsëri: "Ç´të bëri? Si t´i ka hapur sytë?'.
-
27
|Juan 9:27|
Ai u përgjigj atyre: "Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?'.
-
28
|Juan 9:28|
Por ata e fyen dhe thanë: "Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!
-
29
|Juan 9:29|
Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është'.
-
30
|Juan 9:30|
Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: "E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m´ihapi sytë!
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40